Hajnkes do lavdinë me Bajernin, pasi refuzoi 24 milionë euro nga PSG

“Nuk më pëlqejnë trajnerët që janë 20 kile mbi peshë”. Kjo është një nga “fjalët e urta” të Jup Hajnkesit, trajnerit të Bajernit, fjalë që ndoshta mund ta bëjnë të ndihet keq, paraardhësi i tij Karlo Ançeloti. Me fizikun e tij perfekt edhe në moshën 72 apo 73-vjeçare, gjermani klasik synon lavdinë e fundit në karrierë, Championsin me Bajernin, ndërsa pengesa më e madhe është ajo e tanishmja, Reali i Madridit në gjysmëfinale.

Dukej e vështirë që ai të kthehej në stol, që pas largimit në 2013 pasi fitoi “treshen” (Champions, Bundesligë, Kupë Gjermanie). Edhe më e vështirë pasi kishte refuzuar 24 milionë euro rrogë për dy sezone nga Paris SG, dhe nuk donte të dukej sikur nuk mbante fjalën. Gjithsesi, nuk mund t’ia prishte Bajernit, dhe pranoi kërkesën e Hënesit e Rumeniges.

Rikthimi i tij ishte fatlum për bavarezët që nisën një seri të jashtëzakonshme suksesi. Hajnkes ka 12 fitore e 1 barazim në Ligën e Kampionëve, duke barazuar serinë e tij më të mirë si trajner. Bundesliga është e fituar, ndërsa mbetet edhe finalja e Kupës. Agjenti i tij, Enrike Rejes, thotë se tashmë veterani e ka vendosur ta mbyllë, me shpresë pas të fitojë finale e Championsit në Kiev.

“Destini” i tij është kryqëzuar sërish me Realin, rivalin të cilit i shënoi gol 42 vjet më parë, kur ishte sulmues i Borusias së Mynshengladbahut, skuadrën me të cilën mundi Bajernin në 1998 dhe doli kampion i Europës, dhe kundërshtarin që e mundi në 2013 për të dalë sërish kampion i Europës, këtë herë me Bajernin.

Sfidanti.al