Do te jete Feliks Bryh ai qe do te vere drejtesine ne ndeshjen e pare gjysmefinale te Liges se Kampioneve mes Luverpulit dhe Romes qe do te luhet ne ‘Anfield’ kete te marte.
Skuadra e ‘The Reds’ mund te buzeqeshe pasi arbitri gjerman qe do te jete edhe ne Boterorin e Rusise, e ka gjykuar edhe njehere gjate ketij sezoni, pikerisht ne ndeshjen me Mançester Sitin te fituar 3-0. Po keshtu Bryh e ka arbitruar Liverpulin edhe ne fazen e grupeve te Liges se Kampioneve ne ndeshjen me Sevijen e mbyllur 3-3.
Ndersa Romen, Bryh e ka gjykuar vetem ne nje rast, ne sfiden me CSKA te Moskes 1-1 ne fazen e grupeve te Liges se Kampioneve ne sezonin 2014/2015. Por ka diçka tjeter interesante ne lidhje me Bryh dhe klubet italiane. Se fundmi arbitri gjerman nuk u ka sjelle aspak italianeve. Bryh arbitroi finalen e Championsit ne Kardif mes Realit e Juves e fituar 4-1 nga madrilenet, eshte ai qe ndeshkoi me kartonin e kuq Verratin ne PSG-Real Madrid, si dhe gjykoi sfiden Juventus-Totenhem e mbyllur ne barazimin 2-2.
Sfidanti.al