Hahaha, dëgjoni se çfarë thotë Zherar Hulje për Ronaldon!

Kristiano Ronaldo ishte në atë kohë një djalë fare i rid he i panjohur. Përpara sesa Sër Aleks Ferguson të paguante 12 milionë paund stërlina për ta marrë, ylli adoleshent i Sportingut të Lisbonës kishte rënë në sy të një trajneri tjetër të famshëm. Zherar Hulje i Liverpulit e pikasi në një ndeshje të nivelit U21 dhe u përpoq ta merrte në “Anfild”.

Problemi i parë për francezin ishte rroga, pasi Ronaldo kërkoi shumë, ndërsa Liverpuli kishte një “tavan” që nuk mund të shkelej lehtë. Problemi i dytë, ndoshta edhe më i madh, ishte ai me lojtarët, pasi siç thotë Fil Tompson (ish-legjendë e të kuqve dhe ish-ndihmës i Huljesë), “në skuadër pati pakënaqësi të madhe”. “Unë mund ta kisha marrë Ronaldon, por unë në atë kohë kisha Harri Kjuellin”, – ishin fjalët e tjera të Huljesë, fjalë që sot mund të shkulin së qeshuri këdo, por që atëherë ishin ndryshe. Kjuell ishte një australian shumë i talentuar, më i njohur se Ronaldo, por që pësoi shumë dëmtime.

Gjithsesi, vendimi qëlloi fatkeq. Kur Mançester Junajtidi luajti miqësore me Sportingun në 2003, lojtarët i kërkuan me ngulm Fergusonit që ta merrte Ronaldon, dhe portugezi fitoi 3 tituj kampion të Anglisë, një Champions, Kupën e Anglisë dhe Topin e Artë. Liverpuli, nga ana e tij, sërish nuk del kampion që nga viti 1990.

Sfidanti.al