Mediumi gjigant mediatik amerikan, “Fox-sport”, do ta paguajë këtë shumë të madhe për blerjen e të drejtave TV të Kampionatit Botëror të Rusisë, por përfaqësuesja amerikane nuk do të jetë atje, pasi nuk u kualifikua, duke i befasuar të gjithë, për herë të parë që nga viti 1986. Amerikanët, sikurse dihet, u skualifikuan, pasi u mundën 2-1 në grupin e tyre kualifikues nga Trinidad e Tobagoja e vendit të fundit. “Foks-sporti” e fitoi të drejtën e transmetimit të ndeshjeve të Botërorit, pasi pagoi shumën e madhe prej 400 milionë dollarësh.
Sidoqoftë, biznesmenët amerikanë bënë diçka që mund t’i shpëtojnë investimet e tyre, pasi kur blenë të drejtat televizive të Botërorit të Rusisë, ata, po ashtu, siguruan edhe të drejtat TV për kampionatin botëror të vitit 2022 që do të zhvillohet në Katar, kështu që 400 milionë dollarët me siguri që nuk “do të bien në ujë”.
Sfidanti.al