Maria Sharapova, bukuroshja kaliforniane me nënshtetësinë ruse

Ajo ka lindur në një qytet të vogël shumë larg nga qendra e Botës. Maria Sharapova ka bërë një rrugë të gjatë që nga vendlindja e saj, Niagan në Siberi, deri në Plazhin Manhatan (Manhattan Beach) në Kaliforni, edhe pse rruga nga dënimi prej dopingut deri tek lavdia i duket edhe më e vështirë. Vajza ruse me origjinë siberiane, u largua shpejt nga qyteti me pyjeve, ku dëbora ishte shoqe gjatë pjesës më të madhe të vitit, dhe ku temperature shkonte pa frikë nën 40 apo 50 gradë celsius.

Fitorja në Turneun Masterst të Shangait ishte e para që nga Turneu i Hapur Italian në Romë në 2015, pra më shumë se dy vjet më parë. Rusja 30-vjeçare nuk dëshiron të largohet kaq shpejt nga sporti i saj i dashur. Që në moshën 4-vjeçare mori në dorë raketën e tenisit, ndërsa babai i saj u bë shok në Soçi me babain e Jevgenij Kafelnikovit, rusit të parë që fitoi Grand Slem (dy herë), dhe që u bë numri 1 i botës. Më pas, këtë e bëri edhe Maria që ka fituar 5 Grand Sleme në karrierë.

Pasi kaloi edhe në “shkollën” e Martina Navratilovës, Sharapova u vendos në SHBA kur ishte vetëm 7 vjeç, por gjithsesi mbeti besnike e vendit të saj. Edhe sot e kësaj dite, ajo ka nënshtetësinë ruse dhe jo atë amerikane, duke u shprehur se “jam shumë e lidhur me familjen, me vendin tim të origjinës dhe kulturën e tij”. Nuk dihet nëse ajo do t’ia dalë të fitojë një tjetër Grand Slem, por ngjitja ka filluar. Pasi ra në vendin e 300-të në botë, tani është e 83-ta, dhe shpreson të jetë në Australian Open në janar 2018.

Sfidanti.al