Gyndogan refuzon Barcelonën, gati kontrata tek Siti

Po i afrohet vitit të 33-të të jetës, me festën që do ta ketë në tetor. Gjithsesi, Ilkai Gyndogan mbetet po aq i mirë da dikur, ndoshta edhe më shumë, ndërsa mesfushori gjerman është tepër i kërkuar. Pasi shkëlqeu për Dortmundin, dhe pasi Reali dështoi me të, ai është një lider tek Mançester Siti, duke qenë kapiteni i ekipit, dhe sërish pëlqehet në treg. Barcelona thuhet se e ka bërë objektiv për këtë verë, por Gyndogani nuk ka ndërmend të largohet nga stadiumi “Etihad”. Pritet një rinovim, madje me një kontratë afatgjatë ndonëse ai është tani 32 vjeç e gjysmë.

Sfidanti.al