Mesfushori kuqezi ishte ndër më të mirët për Interin në sfidën e humbur në Serinë A. Zikaltërit vërtet u mposhtën 1-3 në stadiumin “Maradona”, por të paktën Kristjan Asllani e shfrytëzoi shansin që iu dha duke qenë titullar. Në 45 pasime që dha shqiptaro, 42 ishin të sakta. Lojtari 21-vjeçar ishte futbollisti i dytë me më shumë prekje të topit pas D’Ambrosios, me 56 prekje. Nga 42 pasimet e sakta që Asllani ka dhënë, plot 14 prej tyre ishin në drejtim të sulmit. Ndërkohë, mesfushori shqiptar ishte edhe futbollisti që ka rikuperuar më shumë topa se të gjithë. 6 topa të rikuperuar në 90 minuta, e bëjnë Asllanin që të jetë një nga më të dalluarit në fushë.
Sfidanti.al