Ylli i ringut nga shteti europianolindor mund të cilësohej fitues, ose të paktën në barazim ndaj rivalit të tij në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e fundit. Ky ishte Vasili Lomaçenko, kampioni i madh ukrainas i boksit, që u ndesh me amerikanin Devin Hejni (Haney). Tre gjyqtarët dhanë vendimin unanim me pikë në favor të Hejnit (që ishte kampion në fuqi i botës për peshat e lehta), me rezultatin 116-112, 115-113 dhe 115-113. Mediat e cilësuan vendimin si të diskutueshëm dhe të dyshimtë, madje edhe ato amerikane e britanike. Padyshim që tifozët ukrainas të Lomaçenkos nuk kanë mbetur të kënaqur.
Sfidanti.al