“Gur-gur bëhet mur”, Bajerni do të ketë 25 000 tifozë ndeshjen e ardhshme!

Në përballjen e kaluar në “Alianc Arenë”, bavarezët kishin 20 000 spektatorë që blenë nga një biletë, ndërsa në atë që do të luhet fundjavën e ardhshme këta do të jenë 5 000 më shumë. Pra, 25 000 tifozë që do të thotë rreth 1.2-1.3 milionë euro të ardhura. E vërteta është se këto bileta janë shitur thuajse të gjitha dhe kanë mbetur në dispozicion jo më shumë se 600 bileta. Përballja e Bundesligës do të jetë ndaj Grojter Fyrtit në “Alianc Arenë”, pra ndaj një ekipi gjithashtu bavarez. Klubi gjerman shpreson që prania më e madhe e tifozëve do të ndikojë pozitivisht në paraqitjen e lojtarëve.

Sfidanti.al