Nuk ka fitues në derbin e Mançesterit, City e Unitedi kanë barazuar 0:0 në stadiumin “Etihad”.
Manchester City e Manchester Unitedi kanë ndarë pikët, pasi barazuan 0:0 në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Etihad”, shkruan Gazeta Express.
Ishte një ndeshje ku pothuajse kishte gjithçka: raste, kartonë, dhe gol të anuluar, por që në fund mbeti ashtu siç edhe filloi, 0:0.
Marouane Fellaini u ndëshkua me të kuq në këtë ndeshje në minutën e 83’. Pak minuta më vonë, Gabriel Jesus i rikthyer nga lëndimi, shënoi për Cityn, por gjyqtari anuloi golin për pozitë jashtë loje, duke përfunduar kështu sfida 0:0.
Pas këtij barazimi, City mbetet në pozitën e katërt me 65 pikë, derisa Unitedi në pozitën e pestë me 64 pikë