Me një lëkurë të butë ngjyrë kanelle, shikim depërtues dhe një bukuri ekzotike me forma fizike që të lënë pa frymë. Kjo është Lais Riberio, modelja ‘ëngjëll’ e Victoria’s Secret që vjen nga Brazili. Por Lais është më shumë se një modele, ajo është edhe bashkëshorte e një sportisti dhe bëhet fjalë për basketbollistin Jared Homan që ka luajtur kryesisht në Evropë me Eskisehir Basket, Cibona Zagreb, Virtus Bologna, Bayern Munich dhe së fundmi Maccabi. Është amerikan me origjinë bullgare, por fati ka dashur që të ketë në krahë një bukuroshe qduke ngjallur zili te të gjithë meshkujt. Lais u bë pjesë e modës në vitin 2009 por famën ajo e fitoi pasi pozoi për revistën prestigjioze ‘Elle’. Më pas karriera e saj pati vetëm rritje dhe në vitin 2010 sfiloi për herë të parë për Victoria’s Secret për t’u bërë më pas një nga ‘ëngjëjt’ e kësaj kompanie. Fama e saj arriti deri aty sa ajo u bë imazhi edhe i ‘Sports Illustrated’ teksa pozoi e veshur me kostume banje.
sfidanti.al