Gol historik për Antoine Griezman, shënon për herë të parë në “Camp Nou”

Antoine Griezmann e ka vërtetuar se vlen 120 milionë euro. Ai e ka udhëhequr Barcelonën për të fituar tri pikë kundër Real Betisit, në një ndeshje ku mungonin Messi, Suarez dhe Dembele. Barcelona e ka shkatërruar me rezultat 5-2 Real Betisin për të fituar tre pikët e para në La Liga dhe nuk ka problem për mungesat… ishte në fushë blerja e re Griezman.

Ndërkohë, francezi ka shënuar për herë të parë në “Camp Nou”, pasi një gjë të tillë nuk e kishte bërë asnjëherë me uniformën e Atletikos së Madridit.