Gjokoviç fiton Finalet ATP, e mbyll vitin në vend të pestë, por është më i forti!

Rozher Federer e ka mbyllur “hesapin” me tenisin, ndërsa Rafael Nadal duhet të realizojë ndonjë mrekulli që të kthehet ai që ishte. Në fushë, nga “tre mosketierët” mbetet vetëm ai, Novak Gjokoviç, por jo sepse rivalët i kanë lëshuar rrugën, por sepse ai mbetet në nivel të lartë. Edhe pse u ndalua të merrte pjesë në Australian Open dhe US Open sepse nuk deshi të vaksinohej, edhe pse luajti në vetëm 11 turne gjithsej (dy Grand Sleme, “Rolan Garos” e Uimbëlldon), sërish Nole e tregoi veten. Fitorja në Finalet ATP në Torino ishte titulli i tij i pestë në 2022, në vitin më të vështirë të karrierë, i dëmtuar sportivisht dhe i goditur psikologjikisht pa mëshirë. Ai nuk mori asnjë pikë nga fitorja në Uimbëlldon.

Edhe tenisti serb, që e mbyll 2022-in në vendin e pestë në botë, iu përgjigj kritikëve po pa mëshirë, me klas në fushën e lojës, dhe me klas edhe në intervistat jashtë saj. Në finalen e Torinos ai mundi 2-0 norvegjezin Kasper Rud 2-0, 7-5 e 6-3. Gjokoviç ishte tepër i lodhur, por e përballoi sfidën me karakter deri në fund. “Një kënaqësi e madhe dhe një lehtësim i madh për atë që ndodhi këtë vit”, – tha ai. Nole mori 1 500 pikë në renditje, dhe 4.6 milionë euro duke vazhduar të jetë tenisti që ka fituar më shumë në karrierë. Pasi iu hoq dënimi në Australian Open, Gjokoviç është favorit për të fituar Grand Slemin e 22-të në karrierë dhe të 10-in në Melburn.

Sfidanti.al