Tetë rregullat për tifozët në Kupën e Botës në Katar

Televizioni francez “Frans 24” i bën jehonë rregullores që përcakton sjelljen e tifozëve në Botëror. Ka tetë rregulla, sipas të cilave në publik ndalohet alkooli, homoseksualiteti, sharje, puthjet.  Komentet në rrjetet sociale janë që kjo Kupë Bote duhet të cilësohet shtypja e të lirive të njeriut, ndërsa bëhet ironi se “Katari të fton, por që të mos jesh vetvetja”. Rregullorja në fakt nuk është përpiluar nga autoritetet, por nga një grupim konservator në Katar që kërkon respekt për normat e vendit. Këtë e theksoi edhe Komiteti organizator i Kupës së Botës, duke nxitur tifozët që të besojnë vetëm informacionin zyrtar.

Ata thonë se rregullat janë lehtësuar për të huajt, ndonëse alkooli në publik mbetet i ndaluar. Alkooli do të lejohet 19 orë në ditë në zona të caktuara të tifozëve. Bizneset që merret me birrën apo verën, thonë se kanë furnizim 10 herë më të madh se zakonisht Po ashtu, çiftet e pamartuara, të gjinive të ndryshme do të lejohen të qendrojnë në një dhomë hoteli, përfshi edhe homoseksualët, ndonëse ka informacione se disa hotele nuk do të pranojnë çiftet e homoseksualëve pavarësisht kërkesave të FIFA-s.

Vulën e vendos rregullorja e botuar nga policia vendase, që sqaron se në vendet publike nuk duhet të ketë alkool, nuk duhet të ketë sjellje intime qoftë edhe puthje apo përqafime, nuk do të ketë festime përveç në vende të caktuara, si dhe duhet respektuar privatësia e të tjerëve kur bëhen fotografi. Një qytetar thotë se vizitorët duhet të respektojnë traditën e vendit të tij mysliman Këtë e pohon edhe Omar Al-Zhaber, Drejtori i Akomodimit në Botëror.

“Ne po mirëpresim këdo, – tha ai, – Megjithatë, ne duam që njerëzit nga e gjithë bota të respektojnë kulturën tonë, rregullat dhe ligjet tona. Ky respekt është njësoj sikur unë udhëtoj në vendin tuaj”. Pas bisedimeve me FIFA-n disa grupime homoseksualësh nga Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara dhe Holanda, i anuluan prenotimet e tyre dhe nuk do të jenë në Botëror.

Sfidanti.al