Gjithë Evropa pas talentit spanjoll

I konsideruar si një ndër talentet më të mëdhenj të mesfushës për të ardhmen, pas një sezoni fantastik me spanjollët e Çelta Vigo, 21-vjeçari spanjoll, Gabri Veiga është në qendrën e vëmëndjes të “gjigandëve” evropianë të futbollit.

Për “yllin” në ngjitje të futbollit spanjoll, deri më tani interesohen Çelsi, Liverpul e Barcelona, por ditët e fundit, në garë kanë hyrë dhe 2 klube të tjera të Londrës, Totenham e Arsenal. Veiga dhe cilësitë e tij pëlqehen shumë si nga tekniku i Spurs, Ange Postecoglu, por dhe nga ai i “topçinjve”, Mikel Arteta, mirëpo asnjë nga klubet nuk ka bërë deri më tani një ofertë zyrtare për spanjollin.

Ndërkaq, kujtojmë se sezonin që lamë pas, i cili ishte dhe “debutuesi” për Gabri Veiga, me fanellën e Çelta Vigo, 21-vjeçari arriti që të shënojë plot 11 gola, si dhe të dhurojë 4 asistime në 36 përballjet e zhvilluara në La Liga.

sfidanti.al