Vitor Roke është zyrtarisht një lojtar i Barcelonës. Klubi katalanas me anë të një njoftimi ka konfirmuar përfundimin e negociatave për talentin brazilian, teksa shifrat e marrëveshjes janë 31 milionë euro nga pjesa fikse plus 30 milionë bonuse.
Lojtari nuk do të jetë në gjendje të bashkohet menjëherë me katalanasit për shkak të problemeve me fair play financiar dhe mund të mbërrijë në janar, por nëse Barcelona arrinë të shesë disa lojtarë dhe të lirojë 25 milionë euro në total nga pagat e të larguarëve të mundshëm, ai mund të regjistrohet menjëherë e të jetë në urdhërat e teknikut Ksavi.
sfidanti.al