Tashmë gjithçka është zytare, “bomberi” nga Gaboni, Piere-Emerik Aubamejang do të nisë një “aventurë” të re në karrierën e tij, teksa ka përfunduar testet mjekësore te francezët e Marseille e së shpejti pritet firma e sulmuesit.
Me klubin e tij të ri, ish-“bomberi” i Çelsit, Barcelonës, Arsenalit e Borussia Dortmund do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare, e cila pritet të zgjasë deri në qershorin e vitit 2026, teksa nga “blutë” është larguar si një lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës. Kalimi i Aubamejang te Marsej dëmton edhe më shumë sulmin e Chelsea, me këta të fundit, që pas Havertz, Pulisiç e Mount, tashmë “përjashtuan” nga ekipi dhe një tjetër forcë të vyer në repartin ofensiv.
sfidanti.al