Vetëm prej pak javësh njihet në Shqipëri, por në Kroaci është “më i miri”. Bëhet fjalë për teknikun e “demave të kuq” të Partizanit, Zoran Zekiç, i cili është nderuar nga “Sindikata e Futbollit” në Kroaci, si “Trajneri më i mirë” në shteti fqinj, për rezultatet e arrira gjatë sezonit 2022-2023.
Përgjatë sezonit të shkuar, Zekiç ishte tekniku i skuadrës së Slaven Belupo, ekip të cilin e shpëtoi nga rënia nga kategoria duke u pozicionuar në vendin e 8-të të renditjes, si dhe arriti gjysmë-finalen e Kupës, ku më pas u eleminua nga rivalët e Hajduk Split.
Tanimë, e vetmja gjë çka pritet është që Zekiç, me përvojën e tij të udhëheqë “demat” kryeqytetas, drejt një triumfi të dytë radhazi në “elitën” e futbollit shqiptar.
sfidanti.al