Gjermania sërish kampione e Europës për moshën U21!

Trajneri Stefan Kunc e di se çdo të thotë të fitosh një titull të tillë, madje për të rritur. Ai pati aftësinë dhe nderin të përfaqësojë Gjermaninë në Euro 2016 duke shënuar golin e barazimit 1-1 në dramën e penalltive ndaj Anglisë në gjysmëfinale, ndërsa Oliver Birhof me golat e tij siguroi titullin europian në “Uembli” përballë Republikës Çeke. Këtë herë, Kunc ishte në rolin e trajnerit të Gjermanisë U21 që u luajt në Hungari e Slloveni, dhe gjermanët fituan 1-0 finalen ndaj Portugalisë në Ljubljanë. Lukas Nmeça ishte autor i golit të vetëm në 49’, ndërsa u shpall edhe fituesi i Këpcës së Artë të Europianit me 4 gola. Gjermania U21 e pati të vështirë, me vetëm 1 fitore 2 barazime në grup, me kualifikim në çerefinale ndaj Danimarkës vetëm pas gjuajtjeve të penalltive, pastaj me suksesin 2-1 ndaj Holandës në gjysmëfinale. Ky ishte titulli i 3-të për gjermanët, ndërsa Spanja dhe Italia janë rekordmenë me nga 5.

Gjermania U21 në finale: Dahmen, Baku, Piper, Shloterbek, Raum, Maier, Dorsh (Janelt), Virc (Adejemi), Ëzxhan (Shtah), Berisha (Burkhart), Nmeça (Jakobs).

Sfidanti.al