Gavi 18-vjeçar, nga 10 000 euro në 100 milionë!

Barcelona pagoi pikërisht kaq kur e mori nga Akademia e Betisit në sezonin 2015-2016, kur mefushori ishte vetëm 12 vjeç. Kanë kaluar disa vjet, por ndryshimi është shumë më i madh sesa kaq. Gavi, edhe pse 18 vjeç, ishte lojtari më i mirë i ndeshjes në Superkupën e Spanjës, dhe jo vetëm për golin e shënuar dhe dy asistet. Ai krijoi më shumë raste, dha 43 pasime të sakta, ndërsa tregoi një karakter të jashtëzakonshëm dhe përgatitje shumë të lartë fizike. Sipas “transfermarktit”, kartoni i tij vlen sot 90 milionë euro, por padyshim që do të kushtonte shumë më tepër se 100 milionë në një “ankand”. Barcelona për momentin nuk ia jep dot rrogën që meriton për shkak të problemeve financiare, por këtë do ta bëjë më vonë.

Sfidanti.al