“Marka”: Kriza e Realit, 13 lojtarë janë me probleme!

Ose janë të dëmtuar, ose janë jashtë forme, ose nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Karlo Ançeloti. Kjo është analiza e të përditshmes së njohur sportive madrilene për ekipin “merenges” pas humbjes së rëndë në finalen e Superkupës së Spanjës kundër Barcelonës. Sipas saj, janë 13 lojtarë të Realit që kanë probleme të tilla dhe kjo do të thotë se është gjysma e skuadrës. Karvahal, Rydiger, Valverde, Modriç dhe Kamavinga, sipas “Markës”, e kanë ndjerë më shumë Botërorin (për keq). Po ashtu, mbrojtësi francez Mendi është larg formës më të mirë. Të dëmtuar janë Alaba, Çuameni dhe Lukas Vaskez, ndërsa ka futbollistë që nuk pritet të vazhdojnë me Ançelotin si Hazar, Odriozola, Vajeho dhe Mariano.

Sfidanti.al