Gladbahu paska refuzuar deri 9 milionë euro të Bajernit për Zomerin!

Fillimisht u tha se klubi gjerman do të kënaqej me 8 deri në 10 milionë, pra kjo ofertë (nëse është i saktë lajmi) është brenda asaj që kërkohej. Gjithsesi, mediat bavareze shkruajnë se Borusia e Mynshengladbahut ka refuzuar 9 milionë euro të Bajernit për portierin zviceran, Jan Zomer. Fillimisht, nga Mynihu ishin gati të jepnin 4-5 milionë, por duket se “i kanë thirrur mendjes”. Gjithsesi, rezistenca e Gladbahut mbetet me gjasë për të rritur përfitimin dhe për të pasur kohë për të gjetur një zëvendësues. Nga Bavaria thonë se trajneri Julian Nagelsman ka frikë nga një dështim i sezonit nëse nuk ndryshon situata në portë, që u bë e rëndë pas dëmtimit të Manuel Nojerit.

Sfidanti.al