Lebroni shënon 48 pikë në Ditën e Qumështit!

Lejkërsat fituan, dhe ylli i tyre bëri sërish diçka që nuk e ka bërë askush. Me 48 pikë në më pak se 36 minuta lojë, Lebron Xhejmsi sfidoi sërish moshën një mbrëmje të vetme pasi kaloi “çatinë” e 38 000 pikëve të shënuara në NBA. Legjenda e gjallë e basketbollit ndihmoi ekipin që të fitonte 140-132 në Los Anxhelos ndaj Hjustonit, duke treguar se për të vitet mbi shpinë janë vetëm një numër. Lebroni është 38 vjeç, por vazhdon të luajë sikur të jetë 25, edhe pse paradoksi mbetet që Lejkërsat për momentin nuk mund të quhen kandidatë për titull. Xhejmsi shtoi 8 topa në tabela e 9 asistë duke iu afruar tripëll dabëllit.

Sfidanti.al