Nuk ka qenë i mbarë vëzhgimi që trajneri i kombëtares shqiptare i bëri (apo deshi që t’i bënte) dy futbollistëve kuqezinj të Empolit. Skuadra toskane e fitoi 1-0 ndeshjen ndaj Sampdorias në Serinë A (edhe pse dorianët protestuan ndaj arbitrave), por Nedim Bajrami nuk e pas aspak fushën e lojës. Edhe pas paraqitjes shumë të mirë si zëvendësues në fushën e Lacios, sërish trajneri Italiano nuk deshi ta aktivizonte për asnjë minutë. Ai që ishte titullar, Ardian Ismajli, për fat të keq pësoi një dëmtim në minutat e fundit, dhe shpresohet që të mos jetë i rëndë.
Sfidanti.al