Nuk përmbahet presidenti i klubit gjerman, Peter Fisher, edhe pse ekipi i tij e fitoi Ligën e Europës. Ai akuzon organizatorët (UEFA-n) që zgjodhi një stadium të vogël si “Sançez Pizhuan” për finalen ndaj Gllazgou Rejnxhërsit, ndërsa kërkesat për bileta ishin tepër të mëdha. “Plot 200 000 tifozë donin të ishin këtu, – tha Fisheri, – veçse 190 000 prej tyre janë të trishtuar sepse luajtëm në një stadium si në filmat “Tomi me Xherrin”. Ky stadium nuk ishte për një finale të tillë”. Sipas presidentit të Frankfurtit, vetëm 10 000 tifozë gjermanë dhe 10 000 skocezë ishin të pranishëm dhe sipas tij finalja duhej luajtur në një stadium të madh si “Kamp Nou”, “Uembli”, “Stad dë Frans”, “Bernabeu” apo “San Siro”.
Sfidanti.al