Me fitoren e Ligës së së Europës, Ajntrahti i siguroi vetes një biletë për në fazën e grupeve të kompeticionit kryesor kontinental. Një bast i fituar nga futbollistët e trajnerit Glasner, që për shkak edhe të ngarkesës së madhe lëshuan jo pak terren në Bundesligë. Frankfurti e përfundoi kampionatin gjerman me vetëm 42 pikë, gati gjysmën e pikëve të Bajernit (77), duke mbetur në vend të 11-të e madje me golaverazh negativ. Gjithsesi, asgjë nuk ka rëndësi tani, pasi kualifikimi për në Champions për sezonin tjetër u arrit duke ia kaluar ekipeve që ishin më lart se ai në renditje si Unioni i Berlinit, Frajburgu, Këlni, Mainci, Hofenhajmi dhe Borusia e Mynshengladbahut. Gjermania do të ketë 5 përfaqësues në Ligën e Kampionëve: Bajernin, Dortmundin, Leverkusenin, Lajpcigun dhe Frankfurtin.
Sfidanti.al