FIFA ndryshon totalisht, tani Lojtari i Vitit jepet në tetor

Në fillim erdhi ndarja nga Topi i Artë, ndërsa tani një tjetër ndryshim. Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, dëshiron të lerë gjurmë në futboll edhe nëpërmjet ideve të tij dhe njëra prej tyre ka të bëjë me Lojtarin më të mirë të Vitit. Deri dy vjet më parë, FIFA dhe “Frans Futbolli” e jepnin çmimin së bashku, në formën e Topit të Artë, por vjet ndodhi ndryshe, ndërsa që nga sezoni i ardhshëm, do të ketë një dallim edhe kohor. Ceremonia dhe dhënia e çmimit do të bëhet në tetor dhe Lojtari më i mirë nuk do të jetë më i vitit, por i sezonit.

Sfidanti.al