Festa e gjatë e Realit, çerek milioni në shesh, pastaj në “Bernabeu”

Duhej të ishte një festë e denjë për një sezoni të paharruar, dhe e tillë qe. Rreth çerek milionë tifozë të Realit u derdhën rrugëve të Madridit dhe u mblodhën rreth Sheshit të Sibelës, për të kremtuar fitoren e dyfishtë, Champions dhe kampiona, që nuk ndodhte prej një jete, që nga koha e Di Stefanos, Gentos dhe Pushkashit. Ishte 1958-ta, dhe që atëherë kanë kaluar gati 60 vjet.

Skuadra “merenges” e pati stacionin e autobusit të hapur në stadiumin “Bernabeu”, ku u ngjit bashkë me trofetë, dhe bëri xhiron triumfale në kryeqytet. Mjeti pa çati iu afrua statujës së Sibelës, Perëndeshës së Natyrës për frigët e lashtë, të ngjitur në një karrocë që tërhiqet nga dy luanë. Autobusi afroi aty Perëndeshën e futbollit, pikërisht skuadrën e Realit, ku kapiteni Sergio Ramos ishte zoti i festës, me kostumin e tij dhe me një kurorë mbretërore në kokë ku ishte shkruar SR4 (Sergio Ramos numri 4). Ronaldo kishte prerë një model të ri flokësh për Championsin e 12-të, ndërsa të tjerët ishin po ata.

Më pas, ceremonia vazhdoi në stadiumin “Bernabeu” ku ishin mbledhur mbi 80 000 tifozë. Kremtimi filloi në 18.24 dhe përfundoi në 23.03 me himin e “Së Dhjetës”. Shpërthyen fishekzjarrët, ndërsa premtimi ishte për të vazhduar fitoret edhe sezonin tjetër.

Sfidanti.alreal sibeles2