Vlerësimet ishin të larta pas golit të shënuar në portën e Sëlltikut, një tjetër realizim me nivel të lartë për të, në një sezon që po kthehet në një lavdi. Edhe pse 8 nga golat i ka në Kupën e Hungarisë, në ndeshje të lehta, sërish Myrto Uzuni po shkëlqen për Ferencvaroshin dhe arriti të shënonte golin e dytë në 4 ndeshje në Ligën e Europës. Sëlltiku fitoi 3-2 në Budapest, ndërsa sulmuesi i kombëtares shqiptare i shtoi edhe një rrjetë asaj që i shënoi Betisit në fazën e grupeve. Katër gola të tjerë i ka shënuar në raundet eleminatore në Champions, ndërsa 3 i ka në Superligën e Hungarisë. Në total, 17 gola dhe 8 asistë në vetëm 24 ndeshje këtë edicion në të cilin ka qenë në fushë për plot 1822 minuta, pra për rreth 80 për qind të kohës.
Sfidanti.al