Federata Shqiptare e Boksit kishte planifikuar të dielën e 6 tetorit asamblenë e zgjedhjeve, e cila nuk do të kryhet. “Rozafa Boks” ka kërkuar pezullimin e asamblesë, pasi pretendon se janë përjashtuar nga pjesëmarrja rreth 9-10 shoqata të tjera të boksit. Ajo deklaron se presidenti aktual, Florend Kalivopulli, i cili është në garë për të marrë një tjetër mandat, ka përjashtuar shoqatat që të ketë numrat e nevojshëm për t’u rizgjedhur. Ky pretendim është pranuar nga Gjykata e Tiranës, e cila i ka dhënë të drejtë Shoqatës “Rozafa Boks”, duke marrë kështu vendim për pezullimin e asamblesë zgjedhore të Federatës Shqiptare të Boksit.
sfidanti.al