Sylvinho ka publikuar listën me 24 lojtarë për duelet e radhës në Ligën e Kombeve me Republikën Çeke dhe Gjeorgjinë që do të luhen këtë muaj. Mes emrave spikaste dhe ai i talentit të mesfushës, Adrion Pajaziti, i cili për herë të parë do të veshë fanellën e Kombëtares A. 21-vjeçari i lindur në Londër ka reaguar pas kësaj thirrjeje me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet se është krenar që do të luajë për ekipin e parë të Shqiërisë. “Jashtëzakonisht krenar që arrita thirrjen time të parë në ekipin Kombëtar”, shkruan Pajaziti.
sfidanti.al