Fanela e re e Barçës, një homazh për 125-vjetorin e themelimit

Nuk dihet nëse është zyrtare, por besohet se është e tillë. Një faqe në internet, “Futi Hedlajns” (Footy Headlines”, botoi një fanelë të Barcelonën për të cilën shkruante se është bluza e sezonit të ardhshëm 2024-2025. E përditshmja katalanase, “El Mundo Deportivo”, komentoi menjëherë se kjo uniformë duket se është një homazh për 125-vjetorin e themelimit të klubit. Një krijim i tillë ishte edhe ai i vitit 2009, kur skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola fitoi tre trofetë e mëdhenj, La Ligën, Championsin dhe Kupën e Mbretit.

Sfidanti.al