Britaniku Jejt është Fanela e parë e Verdhë e Turit të Francës 2023!

Tepër e veçantë kjo etapë nistore e garës së shkëlqyer të çiklizmit. Nuk dihet nëse kishte ndodhur ndonjëherë që dy vëllezër binjakë të luftonin për të fituar. Adam Jejts (Yates) ia doli të mundte vëllain Sajmën (Simon) në etapën e parë prej 182 km me nisje dhe mbërritje në Bilbao. Në vend të tretë slloveni i shkëlqyer Tadej Pogaçar që mori disa sekonda ndaj rivalit për fitoren përfundimtare, danezit Vingegard. Ky i fundit fitoi vjet, ndërsa në dy edicionet e mëparshme fitoi Pogaçar. Ata patën një duel malor në Kodrën e Pikesë (Cote de Pike).

Sfidanti.al