Juventusi merr djalin e legjendës kuqezi, është “sozia” e Vlahoviçit

Sulmuesi serb tani edhe mund të largohet tek ai klub që do të japë më shumë. Juventusi e ka gjetur pasardhësin për yllin e sulmit, Dushan Vlahoviç, dhe ky është Timoti Ueah. Djali i legjendë së dikurshme të Milanit, Zhorzh Ueah, është konfirmuar i ardhur nga Lila për 12 milionë euro. Flitet për një sulmues 23-vjeçar, të lindur në Liberi, por lojtar i SHBA-së, që do të marrë 2 milionë euro rrogë në vit për 5 sezone. Tashmë, Vlahoviç mund të ikë, ndërsa Juvja kërkon 80 milionë euro.

Sfidanti.al