Ka një paradoks në këtë histori, por siç duket në vetë jetën e njeriut dhe të shoqërisë ka paradokse të tilla. Yjet e kombëtares së Francës, që janë padyshim milionë, i dalin në krah të varfërve të Parisit dhe të gjithë vendit, pas dhunës së shpërthyer në kryeqytet. Shkak dihet se u bë vrasja e një 17-vjeçari nga ana e policisë franceze, dhe Kilian Mbape e gjithë të tjerët në kombëtare firmosën një deklaratë të përbashkët ku kërkuan që dhuna të ndalonte. Ata e quajtën veprimin e policisë “vrasja brutale e Nahelit”.
Sfidanti.al