Është Strakosha pranë finales së Kupës së Italisë, mundet Roma!

Thoma Strakosha ka nevojë edhe për një hap që të jetë në finalen e Kupës së Italisë. Portieri i kombëtares shqiptare pati një mbrëmje të madhe me Lacion, duke fituar duelin e parë gjysmëfinal pikërisht në derbin ndaj Romës. Pavarësisht se skuadra e Luçiano Spaletit ishte favorite absolute për të triumfuar në “Olimpiko” (ku ia kishte dalë në Serinë A këtë sezon), rezultati ishte tjetër.

Sergej Milinkoviç-Saviç në minutën e 29-të dhe Çiro Imobile në të 78-ën dënuan verdhekuqtë që po shkëlqejnë në kampionat dhe që synon të luanin finalen e madhe ndaj Juventusit. Ende kanë shanse, por do të jetë shumë e vështirë të përmbyset ky dizavantazh në të njëjtin stadium, veçse në përballjen tjetër me shumicën dërrmuese të tifozëve romanistë. Strakosha bëri dy pritje të rëndësishme duke ndihmuar Lacion, e cila luftoi më fort dhe e meritoi fitoren.

Sfidanti.al