Lionel Mesi bëri një gjest shumë më të vlefshëm se qindra festime futbollistësh pas një goli. Argjentinasi ngriti dorën pranë faqes së djathtë dhe e lëvizi dy herë sikur po vizatonte dy viza në faqe, një shenjë që kujtoi simbolin e luftëtarëve të lashtësisë. Ylli i Barcelonës nuk e pati për këtë gjë, ndërsa festonte rrjetën ndaj Seviljes në ligën spanjolle. Leo e bëri gjetin si një reklamë për fushatën “Paralosvalientes” (Për ata që vlejnë), që zhvillohet për të ndihmuar fëmijët e sëmurë me kancer.
Numri 10 i katalanasve është “fytyra” e kësaj fushate që ka nisur në shkurt të këtij viti. Besohet se pesë herë fituesi i Topit të Artë duhet të ketë dhuruar diçka nga pasuria e tij, veçse kurrë nuk është mjaft. Shembullin më të mirë ai duhej ta kishte dhënë duke paguar taksën progresive që i kërkohet nga shteti spanjoll, ndërsa veproi krejt në të kundërt, duke bërë thuajse të pavlefshme çdo nismë bamirësie.
Sfidanti.al