Murinjo, e shpëton apo e turpëron Vengerin me Sançezin?!

Aleksis Sançez është bërë një çështje “nderi” tek Arsenali, ndonëse në atë sistem ku jetojnë britanikët vlen vetëm ligji dhe fitimi. Ideja që Çelsi mund ta marrë sulmuesin kilen i ka bërë tifozët të hidhen përpjetë nga tmerri, ndërsa ka dalë edhe një thashethem, sipas të cilit interes për të ka edhe Zhoze Murinjo. Një televizion kilen ka dhënë lajmin se vetë trajneri portugez i ka telefonuar Sançezit.

Si duhet të ndihen tifozët dhe Arsen Venger pas këtij lajmi (nëse është i vërtetë?). Dakord, më mirë në Mançester sesa tek fqinjët e “Stemford Brixhit”, por kur mendon se kush mund ta marrë! Junajtid ka qenë gjithnjë rivali i madh i Arsenalit të Vengerit, që nga koha e Sër Aleks Fergusonit. Po ashtu, Murinjo ka qenë armiku personal i trajnerit francez, kur ishte tek Çelsi dhe tani në “Old Traford”. Vërtet nuk bëhet dot “krushqi” me të.

Venger nuk di kë të marrë e kë të lerë, ndërsa Sançez as nuk dëgjon të rinovojë kontratën. Shpëtimi i vetëm është Kina! Ah sikur nga vendi i madh i Lindjes të vinte ndonjë ofertë gjigande. Atëherë po, Arsen Vengeri do të flinte i qetë.

Sfidanti.al