Eliminohet Brazili, Uruguaji dhe Kolumbia në gjysmëfinale

Kolumbi-Uruguaj do të jetë gjysmëfinalja e dytë e “Copa America 2024”. Skuadra e trajnerit Bielsa, eliminon Brazilin pas gjuajtjes së penalltive, pasi koha e rregullt përfundoi në barazim pa gola 0-0. Kupa e Amerikës 2024 humbet Brazilin, i cili largohet nga turneu pas humbjes me penallti ndaj Uruguajit, i cili rezistoi në minutat e fundit të takimit ndonëse në inferioritet numerik për shkak të daljes me karton të kuq të Nandez. Në çerekfinalen tjetër Kolumbia shkatërron 5-0 Panamanë dhe siguron një vend në gjysmëfinale ku o të ketë përballë Uruguain.

sfidanti.al