Edhe Simeone e pranon: Më pëlqen shumë loja e Realit!

Kolegu i tij, Karlo Ançeloti, duket se u ka thënë lojtarëve të tij, “dilni në fushë dhe kënaquni”. Pak a shumë, filozofia që kishte tek Milani, apo sipas shprehjes emblematike braziliane të viteve 50-të e 60-të, “luaj mirë”. Edhe rivali i tij, Diego Pablo Simeone, e pohon se italiani ia ka arritur qëllimit. “Realin e shoh shumë mirë, – tha trajneri i Atletikos pas humbjes në derbi, – futbollit i Madridit më pëlqen shumë”. Edhe pse nuk mund të thuhet se Reali është favorit edhe në Champions, ku dominon Bajerni dhe skuadrat angleze, sërish momenti është i mirë. Dominimi “merenges” në La Liga është i dukshëm, ndërsa një Barcelonë pa Mesin nuk mundet të jetë rivale, diçka që nuk po e bën dot as Atletiko kampione në fuqi. Karleto duket se njeh mirë artin e komunikimit me yjet, pavarësisht se është një “gjysh i ngadalshëm”.

Sfidanti.al