Cili është sekreti i Lebron Xhejmsit të rilindur? Gjumi!

Mediat amerikane bëjn ë pikërisht këtë pyetje, ndërsa publiku që ndjek basketbollin dëshiron një përgjigje. Lebron Xhejms luajti dy ndeshje në 48 orë, pastaj fluturoi për në Feniks për të ndjekur ndeshjen e djalit të tij që gjithashtu luan basketboll, ndërsa mbrëmjen e fundit pati një tripëll dabëll në fitoren e Lejkërsave ndaj Orlandos. Në “Stejpëll Sentër” të gjithë ndoqën “Mbretin e basketbollit” që nuk u duk aspak i lodhur, që shënoi 30 pikë, kapi 11 topa në tabela e shërbeu 11 asistë dhe që blloi 3 gjuajtje, edhe pse e humbi 6 herë topin, që do të thotë shumë. Cili është sekreti? “Gjumi, – thotë Lebroni, – unë fle mirë. Natën fjeta nga ora 12 e natës deri në 8 të mëngjesit. U ngrita, hënga mëngjes, dhe sërish fjeta nga ora 08.30 deri në 12.30. Kjo është ashtu siç duhet, dakord?” Lebroni shton se ai mbahet gjallë në karrierë edhe nga pasioni për djalin e tij. Lejkërsat fituan ndaj Orlandos 106-94, ndonëse sezoni sërish mbetet i vështirë me bilancin 14 fitore e 13 humbje.

Sfidanti.al