Dimë raste në vendin tonë kur qytetarë të ndryshëm blejnë prona e shtëpi për të marrë vesh më vonë se ato kanë qenë të një pronari tjetër, apo kanë probleme me ligjin. Gjithsesi, kjo gjë i paska ndodhur edhe Lionel Mesit, një hotel i të cilit në Barcelonë është në prag të shembjes. Superylli argjentinas e bleu hotelin (në foto), në një qytezë bregdetare 40 km nga Barcelona, në 2017, për 30 milionë euro, por tashmë mësohet se autoritetet e kanë marrë vendimin për ta shembur hotelin përpara sesa ai ta blinte pronën. Arsyeja për ta shembur është se ballkonet janë shumë të mëdhenj për rregullat e zonës, ndërsa është e pamundur që ata të zvogëlohen. Po ashtu, sistemi i mbrojtjes nga zjarri nuk është i nivelit që kërkohet në Katalonjë. Duket se ata që ia shitën hotelin Mesit, kanë dashur t’ia hedhin argjentinasit dhe ia kanë arritur qëllimit.
Sfidanti.al