Kur Miluoki fiton thellë pa Adetokumbon, NBA duhet të ketë kujdes

Ende nuk është skuadra më e mirë e ligës, por është kampione në fuqi dhe ndaj Majemit dha një provë force. Miluoki Baks ishte pa liderin e saj, padyshim lojtarin më të mirë të momentit në NBA, Janis Adetokumbo, por sërish nuk e pati problem të thyente bindshëm Majemi Hitin me shifrat 124-102. Plot 22 pikë diferencë pa Janisin tregojnë se skuadra kampione është edhe më e fortë se vjet, më e bindur në forcat e saj. Pat Konauton realizoi 7 kosha tripikësh duke pasur gjithsej 23 pikë, ndërsa Bobi Porter shënoi 19 pikë dhe pati 16 topa në tabela. “Thjesht duam që të mësohemi të luajmë siç duhet, – tha Porteri, – të jesh skuadra më e mirë tregohet ditë pas dite”. Edhe Majemi pati mungesa, Batlerin dhe Adebajon, ndërsa në ndeshjen e kaluar në fushën e vet e shkatërroi Miluokin, 137-95. Gjithsesi, kampionët sot janë ndryshe.

Sfidanti.al