Edhe Barcelona fatkeqe, humb Championsi e femrave pas Euroligës!

Nuk janë ditë të rënda vetëm për Realin, pasi dëshpërimi është kthye në një “El Klasiko”. Edhe Barcelona provoi dy disfata njërën pas tjetrës në futbollin europian. Fillimisht, ekipi blaugrana humbi derbin me Realin në gjysmëfinalen e Euroligës në basketboll për meshkuj të enjten në Beograd, ndërsa mbrëmë vajzat katalanase pësuan një disfatë të papritur në finalen e Championsit. Barça kishte humbur vetëm 1 ndeshje gjithë sezonin dhe ishte favorite për të fituar trofeun për të dytin vit radhazi, por nuk ia doli në finalen ndaj Lionit. Skuadra franceze tregoi gjithë përvojën e saj si 7 herë kampione të Europës (ndërsa tani u bënë 8) duke arritur epërsinë 3-0 në pjesën e parë në stadiumin e Torinos. Amandin Henri shënoi një gol të shkëlqyer për 1-0, pastaj Ada Hegerberg shënoi të dytin dhe krijoi golin e tretë të realizuar nga Katarina Makario. Barça shkurtoi diferencën me lojtaren më të mirë në botë për vitin 2021, Aleksia Putejas, dhe pjesën e dytë e mbylli Lionin në portë, por nuk mundi të realizonte gol tjetër.

Sfidanti.al