Ndodh edhe kështu, sidomos kur martohesh relativisht shpejt dhe djali apo vajza jote bën të njëjtën gjë. Zinedin Zidan është një nga gjyshërit më të rinj në botë, të paktën ndër ata që njohim, pasi e fitoi këtë status në moshën 49-vjeçare. Ish-legjenda e Francës dhe ish-trajneri i Realit të Madridit mori një mbesë si dhuratë nga djali i tij, Enzo. Vetë Zidani u martua në 1994 dhe u bë baba kur nuk kishte mbushur ende 23 vjeç në vitin 1995, ndërsa gruaja e tij Veronika lindi pikërisht Enzon. Ky i fundit u bë baba në moshën 27-vjeçare.
Sfidanti.al