E kerkuan dhe tifozet; Luis Enrike trajneri i Spanjes

Perpara pak ditesh ne nje sondazh te Marces u zbulua se tifozet preferonin Luis Enriken si trajner te Spanjes. Dhe ashtu ndodhi. Presidenti i Federates Spanjolle Luis Rubiales dhe bordi drejtues i saj votuan ne menyre unanime per kandidaturen e Luis Enrikes ne pankinen e La Roja.

48 vjeçari firmosi nje kontrate me RFEF deri ne vitin 2020 pas perfundimit te Evropianit te atij viti. Luis Enrike qe nuk kishte marre asnje skuader qe pas largimit nga Barcelona, e kishte shprehur deshiren e tij per te marre drejtimin e perfaqesueses spanjolle.

Ai do te kete ne stafin e tij edhe Unzue dhe pergatitesin atletik Rafel Pol, 2 persona me te cilet ai kishte punuar edhe te Barcelona.

Sfidanti.al