Gafa e drejtuesve të Romës tani për Krishtlindje dhe për Vitin e Ri u ra shumë rëndë tifozëve. Në Posterin e krijuar dhe botuar nga klubi ishin trajneri Spaleti dhe disa prej lojtarëve më të mirë, por kush mund ta mendonte se do të mungonte … Françesko Toti. “A Françe” nuk ishte menduar se duhej aty (ndoshta, ndonjë gabim), por këtë gafë nuk e bëri legjenda e madhe e futbollit, Diego Armando Maradona. Argjentinasi e falenderoi Totin që i kishte dhuruar një fanelë të vetën me autograf. i cilësuar nga shumëkush si lojtari më i madh i të gjitha kohëve, Maradona postoi foton me fanelën e Totit me numrin 10 në dorë, dhe i buzëqeshur. Nuk munguan fjalët “Faleminderit Françesko Toti që më dhurove fanelën tënde për Krishtlindje, je i madh”. Disa kohë më parë, “El Pibe de Oro” ka deklaruar se Toti po të dojë mund të luajë deri në 50 vjeç.