E fitoi apo ia dhanë Teutës Kupën e Shqipërisë, në finale ndaj Tiranës?!

Sot ka ende disa akuza “lart e poshtë”, ndërsa në skenë është luajtur “filmi” me titullin “E merituar”. Nëser raportojmë në mënyrë konvencionale, pra pa futur “hundët aty ku nuk duhet”, duhet të shkruajmë: Teuta fitoi Kupën e Shqipërisë pasi mundi 2-0 Tiranën kampione në “Arenën Air Albania:”, dhe festoi siç duhet 100-vjetorin e themelimit, duke siguruar Europën, e duke fituar një trofe pas 15 vitesh!

Nëse do të bënim një analizë nga ato që quhen “investigime”, do të shikonim se dyshimet do të na mbijnë në tru, si bari pas shiut. Së pari, njerëz të rëndësishëm në klubin e Teutës e kanë deklaruar privatisht më parë se arbitrat po e ndihmojnë ekipin durrsak këtë sezon. Së dyti, fitorja në gjysmëfinale ndaj Kukësit ishte plot dyshime, falë vendimeve të gjyqtarëve. Ndaj Tiranës, në finale, ndoshta nuk ishte kështu, por le të mos nxitohemi,

Në Shqipëri, “petët e lakrorit” hapen pak nga pak. Agustin Kola thotë se u largua nga Tirana në 2009 sepse iu la Kupa Flamurtarit, në vitin 2008, e mori vesh i madh e i vogël që ish-presidenti Bamir Topi ndërhyri, për shkak të miqësisë politike me Jozefina Topallin, që Vllaznia të fitonte Kupën pikërisht ndaj Tiranës, ndërsa në 2002, kush nuk e mori vesh se Dinamo ia la Kupën Tiranës për hir të El Sajedit? Të presim pak se do të marrim vesh “habere” edhe për finalen e fundit.

Sfidanti.al