Dorashka e Mejuedhërit: Konor, bëje ndeshjen që të ndodhë!

“Unë jam gati, por ti duhet të më bindësh që ia vlen të ndeshem me ty”. Ky ishte morali i përrallës së treguar nga Fllojd Mejuedhër me atë që e quajti ftesë për Konor Mekgregorin, që të zhvillohet një përballje mes tyre. Boksieri i tërhequr nga sporti e bëri deklaratën e tij në një intervistë për televizionin sportiv, “Shoutajm” (Shoëtime). “Le ta bëjmë ndeshjen që të ndodhë, – tha amerikani 35-vjeçar, – le t’I japim tifozëve atë që duan të shikojnë. Ka vetëm një ndeshje që është i rëndësishëm sot, dhe kjo ndeshje është Mejuedhër dhe Konor Mekgregor”.

Dueli, nëse do të ndodhte, do të ishte një precedent, një “herë e parë”, pasi kurrë ndonjëherë nuk janë ndeshur një kampion i boksit me një kampion të arteve të përziera marciale. Secili nga kampionët është tallur me kundërshtarin e vet, por duket se të dy duan që ndeshja të luhet. Mejuedhër, si përfaqësues i boksit, ka përfituar gjithnjë shuma më të mëdha financiare, dhe pretendimet e tij kanë qenë pengesa më e madhe deri tani.

Sfidanti.al