Bashkë me drejtorin sportiv, Luis Kampos, e kanë bërë planin madje prej kohësh. Ndoshta ka të drejtë presidenti i Paris SG kur thotë se “gjithmonë kemi dashur të marrim si trajner Kristof Galtienë, dhe nuk kemi folur asnjëherë me Zidanin”. Nëse drejtori sportiv do të ishte Kamposi, zgjidhja më logjike për stolin do të ishte Galtieja. Tekniku francez njihet si personalitet i drejtë, por i ashpër, ndonëse tek Sent Etieni, Lila dhe Nisa nuk ka pasur kurrë të bëjë me superyje si tek PSG-ja. Për të fituar respektin në ekip, Galtie dhe Kampos kanë krijuar një kod sjelljeje që do të vihet në provë në turneun e ekipit në Japoni gjatë këtij muaji. Lojtarët duhet ta firmosin dhe do të ketë ndëshkime nëse do ta shkelin. Të shohim sesa do të binden yjet, dhe nëse ndëshkimi do të bëjë mirë apo do të japë efektin bumerang.
Sfidanti.al